A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

SHEILA HAXHIRAJ lyrics : "Te Ndiej"

Për një moment as dielli s'po ngroh
Një ylber pa ngjyra shoh
Diku tjetër endesh I lirë

Drejt një rruge që s'ka më kthim.

Zemra më rreh fortë

Gjumi s'më merr
A thua jam në ëndërr a realitet
Engjelli mbrojtës ky je ti

Engjelli im do jesh gjithmonë.

Ky boshllëk që ndiej

Ky vend bosh, por ti nuk je
Të ndiej, të ndiej
Shpirti im ty të thërret

Ti je aty dhe pse s'të prek
Të ndiej, të ndiej.


Sa herë zhytem në vetmi
Kujtimin tënd nuk mund ta fshi
Shumë për ty unë mall po ndiej

Një përqafim po lutem ta kem dhe një herë.

Ti je aty dhe pse s'të shoh

Dua të bërtas, por është e kotë
Engjelli mbrojtës, ky je
Engjelli im do jesh gjithmonë.


Ky boshllëk që po ndiej
Ky vend bosh, por ti nuk je

Të ndiej, të ndiej
Shpirti im ty të thërret
Ti je aty dhe pse s'të prek

Të ndiej, të ndiej.

Të kërkoj, të mendoj,

Je forca ime, ti jeton
Të ndiej, të ndiej.


Ky boshllëk që po ndiej
Ky vend bosh, por ti nuk je
Të ndiej, të ndiej

Submit Corrections